I arrestuar për inceneratorin e Fierit, ndërron jetë në spitalin e QSUT, Enver Sheshi! Dyshohet se vdiq nga arresti kardiak

8 Janar 2023, 11:28

Enver Sheshi 59-vjeçari i arrestuar për inceneratorin e Fierit ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT.