‘I burgosuri në Drenovë u lidh me zinxhirë’, Zv. Drejtoresha e Burgjeve: Po hetojmë, masa për përgjegjësit (30 tetor 2023)

30 Tetor 2023, 16:00

Drejtoria e Burgjeva ka ngritur një grup punë për të verifikuar nëse ka shkelje në trajtimin e të dënuarit Imer Jupa, i cili pretendon se është lidhur me zinxhirë dhe pranga për 6 ditë. Zv. Drejtoresha e burgjeve, thotë se hetimi është në fazën e verifikimit dhe mbledhjes së të dhënave dhe nëse faktohen pretendimet do të ketë masa për përgjegjësit.