I dënuar me 18 vite burg, Greqia vendos ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë! Banda e tij nën akuzë për 6 vrasje dhe 5 atentate

18 Tetor 2023, 16:50

Laert Haxhiu do të ekstradohet në drejtim të Tiranës. Gjykata e Apelit të Janinës në Greqi ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për kthimin e tij në Shqipëri, i kërkuar për dënimin me 18 vite burg për një ngjarje të ndodhur vite më parë, por edhe të dhjetëra ngjarjeve të tjera kriminale të zbardhura në 3 muajt e fundit.