I dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge, sekuestrohet pasuria 3 mln euro e 54-vjeçarit, mes tyre dy resorte në Sarandë

22 Shkurt 2023, 18:34

Pasuria me vlerë 3 mln euro i është sekuestruar një 54-vjeçari, i cili është i dënuar në Itali për trafik drogë. Dy resorte në Sarandë, një subjekt dhe një kamion dhe një rimorkio i është sekuestruar 54-vjeçarit Emiljan Burba. Të dy këto resorte në Delvinë të Sarandës ishin ndërtuar pa leje, por ishte bërë aplikim për legalizim.