I dërguari i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Peter Sorensen takohet në Prishtinë me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

6 Gusht, 16:18 | Përditesimi: 6 Gusht, 16:18

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, u takua me krerët më të lartë shtetëror të Kosovës në Prishtinë, me të cilët bisedoi për mënyrat e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe për situatën aktuale.

Vizita nisi me një takim me Presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me  Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas dy takimeve, emisari tha se procesi për normalizimin e raporteve kërkon ende shumë kohë, por është aktiv

“Sapo pata takim me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani. Jam këtu për shkak të mandatit tim, për të diskutuar se si t’i zbatojmë marrëveshjet, sepse situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. Kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”

E.H/Shqiptarja.com