I dhanë kartë identiteti edhe Laert Haxhiut e Bledar Jambellit, nis gjyqi në Athinë për grupin kriminal, të akuzuar dhe 38 oficerë të lartë!

25 Tetor 2023, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2023-10-25 18:20:56

Gjykata e Athinës ka nisur proçesin me 217 të pandehur të dosjes së njohur si “mafia e identiteteve” nga e cila kanë përfituar dokumente false edhe disa shqiptarë të shumëkërkuar. Sipas mediave greke, këto karta janë gjetur tek Laert Haxhiu, Bledar Jambelli, Marius Diamanti, etj. I akuzuari në Shqipëri për vrasjen e komisarit Artan Cuku, Bledar Jambelli mësohet se është nga personat që ka treguar për policinë greke emrin e personit që kryesonte grupin kriminal që furnizonte shqiptarët me këto karta false.