I iku në mënyrë spektakolare policisë gjatë aksionit të dështuar anti-drogë te 'Varri i Bamit', dëshmia e të riut: Mendova se po më vidhnin makinën! Zbardhet dosja

29 Korrik 2021, 14:28 | Përditesimi i fundit: 2021-07-29 15:56:46

TIRANË- Gazmir Cani, ishte i riu i cili “nxori” zbuluar paaftësinë e Forcave Operacionale të Tiranës, i cili u iku me Benzin e tij në mënyrë spektakolare nga duart efektivëve që po zhvillonin një operacion anti-drogë në zonën e quajtur ‘Varri i Bamit” në Tiranë. Një skenë si nëpër filma aksion ishte momenti kur ai i dha gaz makinës, mirëpo në dëshminë e tij kur është marrë në pyetje, 26 -vjeçari, shoferi i Mercedes Benz, me targë AA 909 YE  ka mohuar që të ketë qenë pjesë e grupit kriminal që po merrej me trafikun e drogës. Ai ka dëshmuar se ka ikur me shpejtësi pasi ka menduar se po i vidhnin makinën, ndonëse në videon që Report Tv solli kishte efektiv të veshur me uniformë policie dhe u dëgjuan thirrjet “Ndal Policia”, përtej fjalëve banale që policët përdorën në ato momente.