Një 68-vjeçar në Maliq ra në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë vetëm 11-vjeç.
Nëna e të miturës tha për median se një ditë më parë e kishte dërguar vajzën në dyqan për të blerë ushqime dhe aty bashkëfshatari, pronar i dyqanit, e ka ngacmuar me fjalë erotike, por nuk ka tentuar ta preke apo te kryeje veprime te tjera.
"Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha çupa kaq. Nuk e di tani vajza ishte vetë aty. Nuk e dërgoja shpesh ndonjëherë në të rrallë" ,tha nëna e vajzës