I moshuari u dhunua për vdekje nga grabitësit, autorët mbërrijnë në gjykatën e Fierit për masën e sigurisë

23 Nëntor 2022, 12:35

Gjykata e Fierit, pritet të japë sot masën e sigurisë për dy autorët e grabitjes me dhunë në Klos të Mallakastrës, ku humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar 89-vjeçari Caush Shehaj. Dy autorët 22 dhe 28-vjeç u arrestuan disa orë pas ngjarjes.