I nxehti përvëlues në vend, risk për të sëmurët me zemër! Këshillat e mjekut për të ruajtur shëndetin dhe kush janë moshat më të rriskuara

23 Qershor 2021, 16:43

Vendi ynë është pushtuar nga temperaturat e larta që pësuan një rritje të menjëhershme. Një ndër kategoritë më të rriskuara janë qytetarët më sëmundje të zemrës. Mjeku kardiolog, Taulant Gishto thotë se kujdesi në këtë periudhë duhet të fokusohet në tek dieta ushqimore dhe ekspozimi sa më pak në oraret e pikut.

Pacientët në muajt e verës duhet të jenë të kujdesshëm që të kalojnë te një dietë e pasur me jeshillëqe, zarzavate, fruta-perime, gjithashtu një sasi sa më të madhe uji, të paktën 2-3 litra ujë në 24 orë të konsumohet nga çdo i sëmurë kardiak. Kollona e dytë lidhet me mirëorganizimin e orëve të ditës që do të thotë nuk mund të ekspozohen në orët e vapës ose në orët e nxehta në temperaturat e larta sepse kjo çon në dekompesimin e këtyre pacientëve. Pra duhet të kemi parasysh që orarin 11:00 e paraditës me 17:00 të pasdites duhet të jetë sa më pak i ekspozuar në temperaturat e larta”-tha mjeku kardiolog.