I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të 2025! Për mandatin tim i drejtohem Komisionit të Venecias, respektoni pavarësinë!

10 Dhjetor, 15:18

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj nuk pranon të largohet nga detyra. Thirrja e Gjykatës së Lartë që e ka emëruar në atë detyrë, për të deklaruar sot (10 dhjetor 2024) vakancën, u refuzua. Përmes një deklarate për shtyp, gjyqtarja Zaçaj tha se nuk do të largohet në 10 mars, por në fund të vitit 2025.
Zaçaj argumenton se data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese dhe se do i drejtohet Komisionit të Venecias për interpretim.