I porsalinduri që u braktis nga nëna ndërroi jetë, Asllani: Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ kemi 3 raste të braktisjes! Sociologu: Duhet ndryshuar korniza morale e shoqërisë

9 Nëntor 2023, 16:06

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Tiranë ku një foshnje i porsalindur u gjet i braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka tronditur opinionin publik. I porsalinduri ndërroi jetë pasi ndodhej në gjendje të rëndë që prej ditës së djeshme. Në studion e Report Tv, u diskutua për shkaqet që mund ta kenë sjellë marrjen e një vendimi kaq drastik nga nëna 30 vjeçare e cila tashmë është arrestuar nga policia.