I riu u gjet i vrarë, Report Tv sjell PAMJET! Policia rrethon vendin e ngjarjes me shirit dhe krijon perimetër sigurie për hetime! Ambulanca dhe forca të shumta

6 Shkurt 2025, 17:54 | Përditesimi: 6 Shkurt 2025, 17:54

Këto janë pamjet kur Policia e Lezhës shkon në vendin e ngjarjes në Balldre dhe e rrethon me shirit skenën e krimit.

Pak metra më tej dallohet makina “Benz” e raportuar ku ndodhej personi i pajetë dhe që dyshohet se ka vdekur për shkak të të shtënave me armë zjarri.

Një gardh sigurie ku nuk lejoheshin mjetet e tjera në atë rrugë dhe lëvizja e personave, me perimetër sigurie dhe vend nën mbikëqyrje policore. 

Makinat e policisë njëra pas tjetrës, efektivë, hetues dhe më tej ambulanca e spitalit për të kryer veprimet e rastit me stafin mjekësor.

r.k./Shqiptarja.com