I shkrumbuar totalisht, gjendet i djegur mjeti i autorëve që ekzekutuan babanë e Roan Brahimit në Lezhë

18 Prill, 11:55

Gjendet i djegur mjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë. Mjeti, i shkrumbuar totalisht, është gjetur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm në Lezhë.

Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali. Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj nga kjo ngjarje e rëndë.