Idrizi te '5 pyetjet nga Babaramo': Opozita duhet të dalë me një listë! E vonuar në vendim!

4 Janar 2021, 23:02

TIRANË- Për kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dërgimi i çështjes së detit në një Gjykatë ndërkombëtare, duhet të ishte bërë  me referendum. I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Idrizi ka ngritur disa pyetje sipas së cili lënë hije dyshime se Shqipëria ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Greqinë.

Duke shkuar përtej çështjes së detit dhe duke u ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, Idrizi sqaroi se sa i përket koalicioneve, PDIU do të jetë krah PD-së, në qëllimin e përbashkët për të rrëzuar "diktaturën e kryeministrit Edi Rama". Ai tha se ka këmbëngulur që opozita të dalë me një listë të përbashkët dhe jo 2 siç po diskutohet. 

"Opozita është e vonuar në këto zgjidhje, unë qëndroj mendimeve që po bëj përpjekt e mia që ne duhet të bëjmë një koalicion. Kemi qenë 4 vjet bashkë, të vendoset në një koalicion. Kush ta hallin e listave, çdo kush nga partitë politike mund të cedojë nga interesat e saj të hymë me një listë, unë jam për këtë, por e di që janë në momentet e fundit të një studimi si maksimalizohen votat. Ne do bëjmë marrëveshje me PD, nëse do shkojmë me 2 lista", tha Idrizi.