Ikën Ahmetaj, në Vlorë drejtues qarku Klosi! Spiropali në Shkodër, Majko në Kukës! Primare për kandidatët në vendore? Rama: Jo, faleminderit

27 Shtator 2022, 20:54

Kryeministri Edi Rama në zgjedhjet vendore do të ketë një skuadër të re organizative.  Arben Ahmetaj nuk është më drejtues qarku i Vlorës. Në vendin e tij është vendosur Blendi Klosi. Elisa Spiropali është vendosur në vend të Edona Bilalit në Shkodër. E ndërsa Pandeli Majko, ka marrë një detyrë të re, duke u vendosur drejtues i qarkut të Kukësit.