IKMT aksion në Shkodër, nis puna për shembjen e një subjekti pa leje ndërtimi në Shirokë

25 Tetor 2023, 09:37 | Përditesimi i fundit: 2023-10-25 14:22:47

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Shirokës në Shkodër. Nga ky aksion i paralajmëruar nga IKMT, po shembet një objekt në afërsi të qendrës së Shirokës, buzë liqenit të Shkodrës.