IKMT nis prishjen e pishinave në Resortin 'Prestige' si abuzive! Reagon media e Irfan Hysenbelliut: Presion politik

2 Shtator 2022, 14:46

Sot strukturat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë vijuar operacionin në bregdet për të prishur ndërtimet abuzive. Sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme “deri tani janë prishur 434 objekte të paligjshme në vijë bregdetare”. Mes këtyre objekteve të konsideruara abuzive, janë edhe dy pishina të resortit “Prestige” tek Mali i Robit në Durrës, të cilat kanë bllokuar 4.000 metra katrorë të plazhit.