Ilaçi për kollën ‘Bisolvon’ shitet trefish më shtrejntë! Sqarimi i Agjencisë së Barnave: Çmimi është rritur, diferenca mes farmacive prej stokut

11 Mars, 17:59

I njëjti ilaç, i së njëjtës markë, në farmacitë në Tiranë shitet me dy çmime, me diferenca 3 herë nga njëra-tjetra. Bisolvon, bar që përdoret për sekrecionet që vijnë nga ftohjet e zakonshme, infeksione respiratore ose grip po tregtohet në disa farmaci 286 lekë ndërsa në disa të tjera 713 lekë. Arsyet janë endë të pashpjeguara.