Ilaçi që u nevojitet diabetikëve përdoret nga njerëzit për dobësim, reklamohet në rrjetet sociale! Mjekët: Në Shqipëri nuk shitet, merret kontrabandë

21 Shkurt 2023, 19:16

Pas trendit shqetësues të përhapur në TIK-TOK, edhe në Shqipëri po përdoret për dobësim ilaçi për diabetikët Ozempic. Mjekët thonë se ky ilaç nuk është i regjistruar në vendin tonë, por sigurohet në mënyrë ilegale jashtë por edhe brenda vendit.