Ilir Meta ‘zhvishet’ nga kostumi i Presidentit, nesër në Kuvend betohet kreu i ri i Shtetit Bajram Begaj

23 Korrik 2022, 12:44

Ditën e dielë, Bajram Begaj merr detyrën si President i Shqipërisë. Kuvendi do të mblidhet në senacë ditën e nesërme në orën 18:00 dhe do ta drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas leximit të formulës së betimit, Begaj do të betohet para deputetëve dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse.