Imeraj për falsifikimin e dokumentit të pronësisë: Pse e kishte kaq me ngut shkarkimin tim KPA?!

31 Maj 2022, 22:25

Duke folur për shkarkimin e saj, Imeraj tha se në proces kishte edhe një dokument të falsifikuar, për të cilën KPA nuk dënjoi që ta verifikonte.

“Unë kam deklaruar në mënyrë të detajuar çdo lloj prone, çdo lloj marrëveshje, çdo lloj kontrate që nga viti 2007 deri më sot. Në mënyrë kategorike nuk ka asnjë gjë. Ata nuk më thonë dot një pasuri të fshehur.

Në shkallë të parë si pjesë e një shkrese, ka qenë një kartelë pasurie e regjistruar në emrin tim. Për të cilën organi kompetent ka kthyer një përgjigje se ‘kjo kartelë pasurie nuk është lëshuar nga ana jonë”. Dhe ky është falsifikim. Këtë ia kam thënë KPA. Edhe Komisioneri Publik nuk dha asnjë përgjigje. Pse KPA nuk bëri asnjë saktësim të kësaj situate. Kaq të ngutshme e kishte ta shkarkonte Elisabeta Imerajn”, tha Imeraj.