IMT i shembi banesën se do ndërtohet rrethrrotullim, pronari qëllon me armë inspektorin! Dërgohet me urgjencë te 'Trauma'! Në pranga 52-vjeçari

12 Gusht 2022, 22:10

Shembja e një banese pa pajtimin e pronarit ka çuar në plagosjen rëndë të inspektorit të IMT-së, pasditen e të premtes në Tiranë. Bëhet fjalë për 55-vjeçarin Ilirjan Gavelli, i cili u plagos me një plumb në bark nga 52-vjeçari Qani Muça, menjëherë pasi IMT ekzekutoi vendimin për shembjen e banesës. Ilirjan Gavelli u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në trajtim intensiv por jashtë rrezikut për jetën.