Inceneratori i Elbasanit, nis procesi në GJKKO, nën akuzë 10 të pandehur dhe 2 kompani! S'ka vendim për 'gjykimin e shkurtuar', shqyrtohet gjatë procesit në themel

21 Shkurt 2023, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2023-02-21 15:18:21

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka vendosur fillimin e gjykimit për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, me 10 të pandehur dhe dy kompani nën akuzë. Ka qenë gjyqtarja Rudina Palloji që ka marrë vendimin, ndërkohë që është refuzuar, të paktën për momentin për t'u parë më pas në gjyqin e themelit, kërkesa për gjykim të shkurtuar të shumicës së të akuzuarve.