Apeli i GJKKO ktheu sot për rigjykim me tjetër trupë gjykuese dosjen për inceneratorin e Fierit. Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Engert Pellumbi, Miliana Muca dhe Dhimiter Lara.
Kjo është hera e parë që një dosje rikthehet për gjykim në GJKKO nga shkalla e dytë.
Më 25 shtator 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet heqje lirie ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Fierit. Ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”. SPAK, kërkoi në Apel dhe dënimin e tij për veprën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”.