Incident në protestën e Beogradit, huliganët rrahin organizatorët

15 Mars, 21:16

Shënohen incidente në protestën e të rinjve në Beograd. Ndërsa protesta ishte drejt mbylljes huliganë kanë qëlluqr me pishtarë studentët të cilët donin të studionin në Pioneer Park.

Grupi i quajtur "Studentët 2.0", që i kundërshton ata, raportohet të ketë gjuajtur me gurë dhe shishe në drejtim të tyre.

Përleshje ka pasur dhe pranë sheshit Nikola Pashiq ku një grup burrash rrahën një të ri.

Në videon e publikuar në rrjetin social X,  shihet një grup huliganësh duke rrahur organizatorët e protestës.