Incidenti me rusët në Gramshi, banorët e zonës për Report Tv: Makinën luksozë e kemi parë prej 10 ditësh në zonë, rrinte rreth uzinës

21 Gusht 2022, 16:36

Report Tv ka udhëtuar në fshatin Cekin, aty ku ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Gazetarja Enxhi Musaj ka arritur të sigurojë dëshminë e banorëve të zonës për ngjarjen, ku dy rusët dhe ukrainasit tentuan të futen në uzinë, ndërsa sulmuan me spraj kimik edhe dy ushtarët shqiptarë. Një prej banorëve të zonës, Pëllumb Duzha shprehet se makinën luksoze me targa ukrainase e ka parë prej 10 ditësh në rreth Uzinës ushtarake dhe në Gramsh, por i kanë konsideruar si turistë dhe nuk kanë pare diçka të dyshimtë më parë.