Indeksohen çmimet, Ministria e Shëndetësisë: Më shumë përfitues nga lista e barnave të rimbursueshme

5 Prill 2023, 14:17

Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin e çmimeve të barnave të rimbursueshme.

“Ky vendim na krijon mundësinë për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike si dhe zgjerimin e diagnozave të mjekimit dhe rritjen e numrit të qytetarëve që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave. Ky inveksim i çmimeve i siguron një benefit buxhetit të alokuar për barnat në listën e rimbursimit në vlerën rreth 3.6 milion dollarë, të cilat do të shfrytëzohen sërish për të mbështetur më shumë persona me sëmundje kronike dhe për të zgjeruar alternativat e mjekimit për ta, por edhe për të mundësuar që barra e sëmundshmërisë, e ardhur edhe nga pandemia e Covid-19, të mundet të mbulohet plotësisht”, tha Manastirliu.