Informaliteti në turizëm/ Në gusht erdhën në Shqipëri 1.9 mln të huaj, vetëm 306 mijë u akomoduan në hotele! Ku fjetën 1.5 mln turistë?

19 Tetor 2023, 17:31

Vetëm në muajin gusht janë regjistruar 1 milionë net qëndrimi në strukturat akomoduese në të gjithë vendin. Sipas INSTAT, në këtë muaj ishin 306 mijë shtetas jo rezidentË që qëndruan në hotele, bujtina, apo resorte. Por në gusht në fakt në vend kanë hyrë 1.9 milionë të huaj për pushime, pikëpyetja është ku u akomoduan 1.5 milionë shtetas.