INSTAT, abortet tek adoleshentët 140 për çdo 1000 lindje! Gjinekologu: Mund të jenë edhe më të larta! Psikologia: Prindërit të flasin në shumë me fëmijët

9 Korrik 2022, 14:26

Të dhënat zyrtare për numrin e aborteve në vend flasin për një përmirësim  krahasuar me vitet e fundit. Sipas një raporti të publikuar nga instituti i statistikave rezulton se për moshat nga 15 deri në 19 vjeç, për çdo 1.000 lindje raporti i abortit rezulton më i lartë në moshën 18 vjeçare. Megjithatë mjeku gjinekolog Astrit Bimbashi në maternitetin Koço Gliozheni  tregon se kjo shifër mund të jetë më e lartë.