Institucionet e pavarura të drejtësisë refuzojnë pjesëmarrjen në komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK e ILD nuk do të marrin pjesë! Prokuroria e Posaçme për Report Tv: S'e shohim të nevojshme

3 Tetor, 14:42

Pas përgjigjes negative të dërguar një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, edhe Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe Inspektoriati i Lartë I Drejtësisë deklaruan sot se nuk do të jenë pjesë e komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Reagimi i SPAK: Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision'

      No videos found.