Integrimi në BE/ Shqipëria hap grupkapitullin ‘Tregu i Brendshëm’, Rama pritet të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me Eurokomisioneren Kos

14 Prill 2025, 19:31 | Përditesimi: 14 Prill 2025, 19:31

Është zhvilluar këtë të hënë konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i dytë i negociatave, “Tregu i Brendshëm”. Në tetor të 2024-ës, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.

    I.M/Shqiptarja.com