Kadri Roshi tejmbush teatrin në 100-vjetor, i biri: Sa kohë që njerëzit e mbajnë në shpirt, ai është gjallë!

12 Janar, 18:51 | Përditesimi i fundit: 2024-01-13 14:00:35

Legjendë e teatrit dhe filmit, Kadri Roshi kujtohet në 100-vjetorin e lindjes në skenën që e bëri legjendë. Ndonëse pas 17 vitesh mungesë fizike, salla e “Eksperimentalit” tejmbushet me kolegë e dashamirës, ndërsa i biri rrëfen për Report tv aspekte pak të njohura të aktorit.