Investigimi i Report Tv/ Fostoksina ‘simbol’ i vetëvrasjes, shitet pa kriter në Tiranë! 1 kokërr kushton 50 lekë! Tregtari: Kujdes se bën namin

11 Janar, 14:17

Një vëzhgim i Report Tv në disa farmaci bujqësore në Tiranë, nxjerr në pah se sa lehtë dhe lirë mund të blihet fostoksina, që frikshëm po kthehet në një alarm për vetëvrasjes. Substanca e rrezikshme tregtohet në farmaci të licencuara bujqësore, por në asnjë rast nuk jepet pa recetë, ndryshe nga sa zbulon në fakt investigimi i Report Tv.