Investigimi i Report Tv/ Tregti me arsimin? Pa u ulur në kompjuter, studentët blejnë diplomat! Mister kush qëndron pas ofertuesve të temave

18 Korrik 2022, 13:39

Report Tv vijon investigimin për temat e blera të diplomave, ku konstaton se pa u ulur as edhe një ditë në kompjuter, studentët marrin nota të larta. Për rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, përgjegjësia më e madhe është e pedagogëve udhëheqës, të cilët duhet ta kuptojnë se kur një diplomë është blerë.