INVESTIGIMI II/ Aferat serbe të Berishës: Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç, të lidhur me trafiqe e parajsa fiskale, dhe tendera 120 milionë euro për serbin

22 Korrik 2022, 15:16

Mbretëria e Bashkuar e shpalli Sali Berishën ‘non grata’, duke u bërë vendi i dytë që nuk pranon që ish-Kryeministri i Shqipërisë të futet në territorin e tij. Akuzat më e fortë e bërë Berishës ka qenë në lidhje me lidhjet e tij me Damir Fazlliç. Pikërisht për këto lidhje të Berishës dhe aferat e tij serbe redaksia investigative e Report TV në mars 2021 zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë