Inxhinieria ‘mund’ mjekësinë! Maturantët zgjedhin arsimin profesional! Rriten aplikuesit në degët bujqësore dhe mësuesi

10 Gusht 2022, 20:03

Studentët të cilët futen për herë të parë në auditor në 17 tetor po përzgjedhin 10 preferencat e tyre për programet e studimit. Ndryshe nga vitet e kalura, dhe ndoshta për herë të parë, interesi për mjeksinë dhe juridikun ka rënë, duke ia lënë vendin e parë degës së inxhinierisë. Vitin e kaluar ishte mjekësia dega për të cilën studentët ishin edhe më të interesuar, nisur edhe nga kërkesa e tregut të punësimit jashtë Shqipërisë, kryesisht në Gjermani.