Ish anëtari i KQZ-së, Skënderi: KAS shpall pavlefshmërinë në një ose disa qendra votimi! Kur rezultati ndikon në shpërndarjen e mandateve, bëhet rivotim në gjithë qarkun

9 Maj 2021, 17:31

Juristi dhe ish anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një intervistë për Report Tv sqaroi teknikisht sipas ligjit kërkesat ankimore të PD për të kërkuar rivotim në 9 qarqet ku nuk doli fituese. Skëndëri sqaroi se KAS ka kompetencën që të shpall pavlefshmëri në votim në një ose më shumë qendra votimi në një qark dhe në kohën që në këto qendra votimi mund të sjellin ndryshim në shpërndarjen e mandateve atëherë në këtë qark do të ketë rivotim nga e para.

"KAS shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve ne një ose disa qendra votimi, dhe nëse rezultati është kaq i ngushte sa kjo qendër votimi do te ndikonte ne rezultatin tërësor te qarkut dhe kjo do te sillte përsëritjen e zgjedhjeve ne te gjithë qarkun", tha Skenderi