Ish gardisti i Republikes dhe me pas presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi dha disa dëshmi tronditëse në Studio Live, Report Tv mbrëmjen e sotme. Laçi tregoi për Arbër Hitajn se si tragjedia e Otrantos në '97 me 86 viktima, familjarë shqiptarë që po shkonin drejt Italisë, ndodhi prej Sali Berishës në atë kohë presidenti. Ngjarja e tmerrshme ndodhi me 27 mars 1997.
Laçi punonte në atë kohë në gardën e republikës në mbrojtje të Berishës. Në atë kohë doli një info e pavërtetë se një anije me mitraloz ishte marrë nga Zani Çaushi dhe banda e tij dhe po shkonte drejt Italisë.
Berisha këtë informacion ja jep shtetit italian. Por në fakt në anije ishin qindra vetë familjarë, gra dhe fëmijë që kishin paguar Zani Çaushin për të shkuar drejt Italisë. Por nuk kishte banditë. Në Otranto, pala italiane i nxori përpara kryqëzorin dhe anija me shqiptarë nuk kishte mundësi të kthehej dhe u mbyt duke krijuar tragjedinë e njohur.