Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia ndaj Blinken çon në konflikt me SHBA! Saliu bashkë me Llallën arreston edhe presidentin e SHBA-së

20 Maj 2021, 22:51

Ish kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari  e ka cilësuar si deklaratë të pamenduar që mund të çojnë në konflikt SHBA dhe Shqipërinë padinë për shpifje të Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Bliken. Hajdari thotë se habia në këtë padi është se Berisha beson vërtetë se Blinken do gjykohet dhe dënohet për vendimin për të futur familjen Berisha në listën e zezë të SHBA. Madje Hajdari duke komentuar edhe vendimin për dënimin e Adriatik Llalla , i shpallur dhe ai non grata nga SHBA, ironizoi se të së bashku Berisha dhe Llalla jo vetëm sekretarin Blinken, por edhe presidentin e SHBA e arrestojnë.