Ish të përndjekurit, protestë para Ambasadës Gjermane: Strehon 3 kriminelë të regjimit! Edmond Caja, Qemal Lama e Lekë Imeraj na torturuan

15 Shtator 2022, 20:55

Një grup ish të përndjekurish politikë, protestuan para Ambasadës Gjermane, për strehimin që ky shtet, u ka bërë ish funksionarëve të lartë të regjimit komunist. Edmond Caja, Qemal Lame, dhe Lekë Imeraj janë sipas tyre autorë krimesh kundër njerëzimit, të cilët përmes shtetësisë gjermane i shpëtojnë edhe drejtësisë vendase.