Ish-anëtari i kryesisë së PD-së: Pas Nokës, Basha do përjashtojë edhe deputetë të tjerë, po vepron ‘përça e sundo’! Hoxha: Më këto lëvizje u shton adrenalinën atyre që të mbështesin Berishën

12 Tetor 2021, 22:12

Pas shkarkimit të Flamur Nokës nga Lulzim Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe paralajmërimi për përjashtim nga grupi parlamentar, edhe emra të tjerë do ta pasojnë deputetin demokrat. Kështu tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-anëtari i kryesisë së PD-së Arben Skënderi, i cili tha se edhe pjesës tjetër të grupit parlamentar që kundërshtojnë Bashën do t'u vijë radha, ndërkohë që shtoi se kryedemokrati po vepron ‘përça e sundo’. Më këtë veprim sipas tij, Basha do të tregojë forcën, pasi ndjen frikën se grupin parlamentar aktual nuk e ka pas vetes.