Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano përplas me makinë një 17-vjeçar në Llogara, shoqërohet në polici

21 Dhjetor 2022, 21:40

Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është shoqëruar në komisariat pasi teksa qarkullonte me automjetin e tij ka përplasur një 17 vjeçar i cili ka përfunduar në gjendje kome për shkak të goditjes së fortë që ka marrë nga makina.