Ishte në kërkim, arrestohet ish shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt

12 Gusht 2022, 09:33 | Përditesimi i fundit: 2022-08-12 09:34:10

Ish shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Berat. Po bëhet transferimi në Tiranë, ku do të vuajë edhe dënimin me burg pasi në prill të këtij viti, GJKKO e dënoi me 12 vite burg pasi akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt.