“Ismailajt iu vërtetua mashtrimi, s’duhej të lirohej”, Beqiri: SPAK ka prova të fuqishme për Metën, pse po ‘hesht’ për çështjen CEZ-DIA?

8 Shtator 2023, 20:48

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, se i besuari i Ilir Metës, Kastriot Ismailaj, pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta, nuk duhet të ishte liruar nga burgu. Ai tha se Ismailajt iu vërtetua mashtrimi, ndaj nuk duhej të lirohej, prandaj çështja sipas avokatit duhet të shkojë te Ilir Meta për të cilin tha se ka prova që tashmë prokuroria i disponon.