Itali/ Arratiset nga burgu i Ankonas 'Akili'! Xhevdet Plaku vuante dënimin për trafik droge! Zbërthimi i SkyECC zbuloi planin për t'i bërë atentat në 2019

24 Janar 2025, 15:32 | Përditesimi: 24 Janar 2025, 15:32

Xhevdet Plaku apo siç njihet me nofken 'Akili', i dyshuar si kreu i një grupi të trafikut të drogës në Holandë është arratisur nga burgu i Ankonas, Itali, ku po vuante dënimin për trafik droge. Plaku i cili ishte kthyer në 'i burgosur model' kishte përfituar lehtësira për të punuar jashtë burgut pa shoqërues. U zhduk sapo kishte dalë për të hedhur plehrat. 44 vjeçarit i kishin mbetur vetëm pak muaj për të kryer dënimin.

r.k./Shqiptarja.com