Itali/ Mosmarrëveshja për pronën përfundoi në tragjedi, 57-vjeçari qëllon për vdekje 3 gra dhe plagos 4 persona! Autorit i gjenden 170 plumba

12 Dhjetor 2022, 07:58 | Përditesimi i fundit: 2022-12-12 15:19:16

Tre gra mbetën të vdekura dhe katër persona të plagosur pas ngjarjes së regjistruar një ditë më parë në Itali, ku një person i qëlloi për konfliktet mbi pronën. Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa një prej viktima mësohet se ishte mike e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.