Itali/ Pastronte paratë e grupit “Çopja”, arrestohet në Romë për ekstradim i kërkuari Klajdi Merkaj!

17 Tetor, 16:04

Arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Fran e Hajdar Çopja, është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Paralelisht me masën e arrestit, më herët, GJKKO e Apelit la në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

    No videos found.