Itali/ Përmbytje në Siçili, bllokohen rrugët, uji 'rrëmben' automjetet! Zjarrfikësit kryejnë 100 operacione shpëtimi

3 Shkurt 2025, 08:20 | Përditesimi: 3 Shkurt 2025, 08:20

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në rajonin sicilian të Messinës, duke bllokuar rrugët dhe duke rrëmbyer automjete me rrjedhën e ujit. Zjarrfikësit ndërhynë me mbi 100 operacione shpëtimi, kryesisht me mjete fryrëse, për të ndihmuar banorët e izoluar në shtëpitë e tyre.

r.k./Shqiptarja.com