Iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut, Ahmed Kalaja: Emri im në listën e personave ‘non-grata’, shkak albanofobia e qeverisë maqedonase

24 Prill 2023, 18:14

Imami i xhamisë te “Rruga e Kavajës”, Ahmed Kalaja e ka quajtur një linjë albanofobe dhe islamofobe ndalimin e hyrjes së tij në Maqedoninë e Veriut. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, imami tha se ditën që iu ndalua hyrja në shtetin fqinj, ai ishte i ftuar për të mbajtur një ligjëratë në myftininë e Kërçovës dhe kishte marrë konfirmim më herët nga autoritetet fetare se çdo gjë ishte në rregull për udhëtimin e tij.